MENU
klinika

Zgjedhja e Presidentit të ri

Mazhoranca propozon datën 15 maj për dorëzimin e kandidaturave

10.05.2022 - 13:02

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sërish sot për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Deputetja e PS, Klotilda Bushka, anetare e mazhorances ne Konferencen e Kryetareve propozoi qe ne daten 15 maj te behet dorezimi i kandidaturave.

Keto kandidatura me pas do te shqyrtohen ne 16 maj nga Komisioni i Ligjeve.

Klotilda Bushka: Propozoj që raundi i parë të jetë në datën 16 maj ora 17:00 me disa detyra që duhen kryer paraprakisht.

Njëra nga këto është përcaktimi i datës për dorëzimin e kandidaturave nga të paktën 20 deputetë. Propozoj të jetë data 15 maj ora 16:00 pasdite në protokollin e Kuvendit.

Gjithashtu në 16 maj duhet komisioni i Ligjeve të mblidhet për të shqyrtuar kandidaturat e dorëzuara.

E do duhet po konferenca e kryetarëve të caktojë orën e mbledhjes së komisionit për cështjen ligjore. Propozoj që të mbahet në 16 maj ora 10:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

Nis zyrtarisht procesi i zgjedhjes së Presidentit