UEFA ka zyrtarizuar sot axhendën e fazës finale të Euro 2024, i cili është përcaktuar që do të zhvillohet në Gjermani. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka aprovuar sot kalendarin e ndeshjeve, që do të zhvillohen nga data 14 qershor 2024, deri më 14 korrik 2024.
Sipas planit të miratuar sot, ndeshja e hapjes e këtij aktiviteti do të jetë në Mynih, në “Allianz Arena”, ndërsa “Olympiastadion” i Berlinit do të presë finalen. Një stadium ku u luajt edhe finalja e Botërorit 2006, turneu i fundit madhor që ka pritur Gjermania, me Italinë që u shpall kampione.
Për herë të parë, UEFA ka vendosur një kriter gjeografik sa i përket fazës në grupe, pasi ka caktuar që të grupojë ndeshjet me tre zona të ndryshme: Veri/Veri-Lindje (Berlin, Hamburg, Lajpcig), Lindje (Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Gelsenkirshen, Këln) dhe Jug (Frankfurt, Mynih, Stutgart).
🗓️ The @EURO2024 match schedule has been finalised.
🇩🇪 14 June: Fussball Arena in Munich to host opening match.
🏟️ 14 July: Olympiastadion Berlin to stage final.
Matches in each #EURO2024 group will also reduce travel distances for teams and fans between the host cities.
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) May 10, 2022
Ndeshjet në çdo grup kualifikues do të zhvillohen vetëm në dy prej këtyre grupimeve të qyteteve ku janë stadiumet, Në këtë mënyrë do të rekrutohen ndjeshëm distancat e udhëtimit për skuadrat dhe tifozët, duke favorizuar zhvendosjen me autobusë dhe tren.