MENU
klinika

Mogherini mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor

Integrimi në BE/ Kryeministri Rama darkon sot në Bruksel me Borrell!

11.05.2022 - 09:57

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë sot pasdite në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me praninë edhe të shefit të Diplomacisë Europiane, Josef Borrel.

Në takim mësohet se do të jetë i pranishëm Presidenti serb Aleksandër Vuçic, ndërsa Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Mes tyre do të diskutohet për çështjen e hapjes së negociatave ndërkohë pritet që edhe “Open Balkan” do të jetë në rendin e ditës. Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe lufta në Ukrainë; harmonizimi i politikave të Ballkanit Perëndimor dhe kriza e sigurisë në kontinentin evropian.

Mësohet se tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ishkryetarja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe rajonit me BE-në. Ndërsa në fund të darkës, ato priten që t’u drejtohen mediave në Bruksel.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi dje se mund të duhen dekada që Ukraina të anëtarësohet në BE dhe propozoi krijimin e një organizate të re politike për të bashkuar vendet e kontinentit që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut.

Sipas vizionit të kreut të Elizesë, pjesë e këtij komuniteti të ri do të ishin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Gjeorgjia dhe Moldavia.

“Pyetja që ngrihet është: si duhet ta organizojmë Europën, në mënyrë politike që shkon përtej BE-së. Është detyra jonë t’i përgjigjemi dhe të krijojmë atë që unë do ta quaja sot, ‘komuniteti politik europian’. Kjo do të ishte një organizatë e re europiane që do të lejonte vendet demokratike që ndajnë vlerat bazë me ne, të gjejnë një hapësirë të re bashkëpunimi në fusha të ndryshme”, u shpreh Macron.

Sipas tij, një procedurë e përshpejtuar për Ukrainën, sikundër propozon presidentja e Komisionit Europian do të nënkuptonte ulje të standardit. Presidenti francez shtoi se anëtarësimi në këtë organizatë të re nuk do të garantonte bashkimin e ardhshëm me bllokun.

Ideja u mirëprit nga kancelari gjerman, Olaf Sholc, i cili priti në Berlin kreun e Elizesë mbrëmjen e 9 majit. Lideri gjerman u përcolli vendeve të Ballkanit Perëndimor mesazhin se u qëndrojnë premtimit për anëtarësimin e tyre, ndërsa kërkoi tejkalim të bllokadave në emër të përgjegjësisë europiane dhe interesave strategjike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Viti 2020 vendimtar për fatin e Ballkanit

“Jam optimist për hapjen e negociatave me Shqipërinë”


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”