MENU
klinika

Përpjekje për të fshehur shenjat e sëmundjes

Ekspertja e gjuhës së trupit: Vladimir Putin ka bërë botox

11.05.2022 - 11:50

Vladimir Putin thuhet se përdori “filler” dhe kreu ndërhyrje estetike në fytyrë gjatë një daljeje publike së fundmi për të fshehur shenjat e sëmundjes nga e cila vuan, në një kohë që aludimet vazhdojnë të rriten në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të liderit rus, ka mësuar Radar.

“Ky zbulim tronditës është vetëm lëvizja e fundit e Putinit per te fshehur problemet e tij shëndetësore të vazhdueshme. Presidenti 69-vjeçar rus bëri ndërhyrje thelbësore “estetike” për të mbuluar çdo shenjë të dukshme të shëndetit të tij të përkeqësuar ndërsa u shfaq në paradën e Ditës së Fitores të hënën”, shkruan Radar.

Këtë pretendim ngre edhe një artikull i fundit i Daily Star që sugjeron se Putini jo vetëm që kishte bërë ndërhyrje estetike në fytyrë, por ai gjithashtu u pa të bënte kujdes me mimikat e tij ndërsa mbante fjalimin para kombit të tij.

“Putinit i është bërë shumë punë estetike në fytyrë. Atij nuk i lëviz asnjë “rrudhë” në gjysmën e sipërme të fytyrës së tij”, tha ekspertja e gjuhës së trupit Adrianne Carter për median.

“Mollëzat e tij të fryra duken sikur ai ka kryer botox”, shtoi Carter.

“Sytë e tij duken të përlotur dhe të dobët – një shenjë e sëmundjes?”

“Krahu i tij i djathtë nuk lëviz aq lirshëm kur ecën sa e majta. Ai përdor krahun e tij të djathtë kur pranon lulet, por padyshim që favorizon përdorimin e dorës/krahut të majtë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Giselle Donnelly “The Dispatch”

Sa reale është fuqia e ushtrisë ruse?