MENU
klinika

"Ramës i del vendimi në gjumë!"

Afera e inceneratorëve/ Berisha tregon ku janë bërë shkeljet

11.05.2022 - 12:58

Ish- kryeministri Sali Berisha ka bërë publike shkeljet në procedura që janë bërë për tenderimin e inceneratorëve.

Sipas tij, sekretari i Këshillit të Ministriave, Engjell Agaci ka shkelur ligjin, pasi nuk ka kthyer tek ministria e Mjedisit procedurën, pasi ka qenë antiligjore.

“Duke qenë se procedura e propozuar nga ministri Koka me negocimi pa shpallje nuk bënte pjesë në asnjë nga procedurat e parashikuara nga ligji për koncesionet.

Për dijeni të këtij informacioni është vendosur edhe Don Agacio, ky i fundit ka qenë në dijeni se procedura ishte e paligjshme. megjithatë Don Agacio dhuratë madhi i vetëdijshëm për shkeljet i ka paraqitur qeverisë për miratimin VKM nr 907, për miratimin e sigurimit të financimit për kontratën koncesionare të inceneratorit të Elbasanit.

Në këtë thuhet se autoriteti kontraktues ka shpallur procedurën. Urdhëron si sekretari përdor termin ka shpallur procedurën kur ajo vetë është e pashpallur.

Në një kohë kur procedura antiligjore, neni 9 parashikon se sekretari i KM ka kompetence si vijon kthen në bazë të argumenteve ligjore projekt akte kur ato bien në kundërshtim me ligjin.

Engjell Agaci do të duhet ti kishte kthyer për shqyrtim ministrisë së Mjedisit. Duke mos vepruar kështu ai ka shkelur ligjin. Pasoja është ky vendim që i del në gjumë se Edvinit firmat tani natën i duken si hekura herë në këmbë dhe duar”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN