MENU
klinika

Ekzekutimi i Endri Mustafës

Gjykata nuk e “fal” bashkëpunëtorin

11.05.2022 - 13:23

Ndërsa autorësia e vrasjes së Endri Mustafës mbetet ende e pasqaruar plotësisht, bashkëpunëtori në këtë krim dhe i konsideruar dhe si dëshmitari kryesor i ngjarjes, është dënuar me 12 vite burg.

Prokuroria e Shkodrës kërkoi dënimin e Ergys Maljas me 12 vite burg. Ngjarja për të cilën akuzohet i riu, i cili në momentin e arrestimit ishte nën moshën 18-vjeç, është regjistruar më 17 maj të vitit të shkuar.

Rreth një vit pas krimit të rëndë, organet e Policisë së Shkodrës kanë ende në kërkim Ibrahim Licin, si autor i dyshuar i vrasjes.

DËSHMIA

Ergys Malja, 16-vjeç, u sqaroi hetuesve të gjithë kronologjinë e ngjarjes nga momenti se si ishte takuar me viktimën e deri te momenti i vrasjes, duke përshkruar me detaje edhe atë çfarë i kishte thënë autori i dyshuar në momentet e fundit të jetës.

Por, në janar të këtij viti, Malja u tërhoq nga dëshmitë e tij, duke thënë se gjithçka kishte deklaruar ishte e pavërtetë.

Në moshë të re, Ergys Malja, vetëm 15-vjeç, i akuzuar për përfshirjen në vrasjen e Mustafës në maj të vitit 2021, ka vendosur të mos bashkëpunojë me drejtësinë, çka me dëshminë e tij mund të hidhte dritë në vrasjen e bujshme. Përpos deklarimet, prokurorët pretendojnë se Lici dhe Malja, janë të përfshirë direkt në vrasje.

DËSHMIA

Nga hetimet e Prokurorisë, rezulton se Malja ka qenë ai që ka çuar Endri Mustafën në zonën e quajtur Livadhe, duke pretenduar se atje kishte mbjellë rreth 150 rrënjë kanabis. Në këtë zonë, ka ndodhur edhe vrasja e tij dhe sipas dëshmisë paraprake, Lici ka ardhur me motor dhe e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Atë natë, adoleshenti ka shkuar në shtëpi dhe vetëm të nesërmen ka çuar Policinë në vendin ku ishte fshehur trupi i pajetë.

“Më 15 maj, solla në banesë një qengj të blerë në Postribë pasi ma kërkoi Endri Mustafa, i cili më dha fillimisht 40 mijë lekë të vjetra dhe më pas, rreth orës 19:00 më dha edhe 70 mijë lekë të tjera. Atë ditë kemi biseduar për punë hashashi, pasi i thashë se kisha mbjellë 150 rrënjë hashash ‘3-muajsh’ në Livadhe me dy shokë dhe doja t’i merrja. Endri më tha se do të më ndihmonte që t’i merrja t’i çonim në shtëpi për t’i tharë. Pas kësaj bisede, u nisëm për në shtëpi.

Rreth orës 22:00, u nismë për në Livadhe, pasi u takuam te shtëpia e Endrit, u nisëm në këmbë, duke kaluar rrugën e ‘Bypass’-it dhe u kthyem djathtas për të dalë në vendin e quajtur ‘Gropa e ekskavatorit’, ku kisha hashashin. Aty na doli përpara Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endrin. Ai u shtri në tokë, duke i thënë: ‘aman mos më vrit pasha Zotin se kam fëmijë’. Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë ‘qofsh i xhenetit’. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes”, ka dëshmuar ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN