Shqipëria po përjeton prej 9 vitesh (dhe do të vazhdojë) “revolucionin” Rama. Ai u shtri në tokë, det, ajër, mjedis, shkolla, shëndetësi, ekonomi, kulturë, bujqësi, duke rritur cilësisht jetën e qytetarëve, dhe vazhdon të lehtësojë hallet e tyre. Revolucioni Rama, nuk ndalet. Ai mbetet i pari kryeministër në Shqipëri (dhe pse jo edhe në Ballkan) që shkon, takohet dhe ndahet nga homologët e tij europianë, si i barabarti mes të barabartëve, duke arritur ti ketë “peshë” fjala, kërkesa, sygjerimi, ankesa. Nuk ndjen inferioritet, nuk stepet ndaj kritikave dhe kritikon cilindo, që pasi ka marrë angazhimin dhe përkushtimin e tij, e zhgënjen.
Edi Rama, ka ardhur në 2013 në pushtet, me një premtim dhe përbetim para vehtes dhe shqiptarëve se “do të bëj Shqipërinë”. E nisi nga shembja e objekteve pa leje, pa pyetur shumë se ishin të miqve apo armiqve të tij. E vazhdoi me reformimin e sistemit arsimor, futi në sistemin shëndetësor parime dhe sfida të reja, duke groposur gërshërët dhe bisturitë kineze në ambulanca dhe spitale, që kishin atje qysh nga 1975. Shumë shqiptarëve, u është dukur “çmënduri” heqja e shërbimeve nga sportelet, por Edi Rama ja doli. Shumë prej nesh, e shihnim me pesimizëm çdo ide dhe nismë të tij, e shihnim me skepticizëm ftesën dhe nxitjen që ai i bënte biznesit vendas dhe të huaj, për të investuar në sektorët stradegjikë, pasi ishin e ardhmja e vendit.
Sot Shqipëria është ndër vendet e para në Europë, që ka eleminuar takimin fizik mes qytetarit dhe zyrtarit, duke minimizuar korrupsionin. Gjithçka kryhet on-line, gjithçka vjen on-line, duke lehtësuar hallet dhe zvarritjet ndaj qytetarit. Revolucioni Rama, ka dhe do të ketë një shtrirje të madhe kohore. Shqiptarët i besuan atij mandatin e tretë, dhe nuk u zhgënjyen. Do ti besojnë edhe mandatin e katërt, pasi revolucioni i tij nuk ndalet. Sot pas 9 vitesh pushtet, vendi qëndron dinjitoz në krah të SHBA-ve, dhe po bëhet gati të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Faktori ndërkombëtar, mbetet sot mbështetësi ynë kryesor në projektet e së ardhmes. Shqipëria e Edi Ramës, po përjeton epokën dixhitale, dhe ka lënë pas errësirën e dikurshme, që shtrihej në të gjitha fushat e zhvillimit që trashëgoi nga pushteti i “non-grata”-s. Shqipëria është sot vendi i lakmuar nga investitorët dhe nga turistët e huaj europianë, amerikanët, aziatikë, e më gjërë, me resurse të jashtëzakonshme zhvilluese në çdo sektor jetik të ekonomisë.
Vendi po bëhet gati të presë investime të paimagjinuara ndonjëherë në 30 vite tranzicion,në fushën e zhvillimit dhe modernizimit portual, detar dhe ajror. Shumë shpejt, Shqipëria do të jetë e pavarur nga blerja e energjisë elektrike, duke u bërë kështu vendi i parë në Europë, që e siguron atë falë investimeve që po kryhen në atë fushë. Revolucioni Rama, nuk ndalet, edhe sikur të dojë vetë kryeministri ta ngadalësojë ritmin e tij. Çdo njëri prej nesh, është pjesë e atij revolucioni, si bashkëudhëtar i një prej epokave më të rëndësishme të zhvillimit të vendit.