MENU
klinika

“SPAK do vazhdojë të godasë majtas”

Zheji: Shkon në periferi të Tiranës dhe të tregojnë lokalin e ish-ministrit

11.05.2022 - 16:43

Analisti Artur Zheji mendon se SPAK do vazhdojë të godasë majtas. Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama për SPAK dhe ish-kryeministrit Sali Berisha se laku po ngushtohet, Zheji flet për ish-ministra me lokale në periferi të Tiranës dhe për zyrtarë që nuk justifikojnë pasuritë.

“Problemi është që SPAK me sa duket do vazhdojë do godasë majtas. Këto janë gjasat që afera e inceneratorëve, ndoshta dhe gjëra të tjera që pëshpëriten korridoreve me personazhe të cilët e kanë bërë…Dëgjoni tani se po flasim me gjuhë popullore, janë bajgat sheshit të vjedhjeve dhe grabitjeve. Tani ti shkon nëpër disa zona turistike nëpër Tiranë dhe të thonë ky është restoranti i këtij ish-ministri, ky është lokali i këtij tjetrit, ky është lokali i këtij drejtori dhe madje të dalin dhe familjarët e tij aty të shërbejnë dhe njëri dhe te kasa, pastaj herë pas here ai jep dreka darka te lokali i vet. Lokali është nuk e di se sa mijëra euro metri katror, nuk e dimë se si mund t’i bëjë një zyrtar, nuk e dimë si mund t’i justifikojë paratë. E dinë mirë ata që e akuzojnë për këtë gjë dhe normalisht këta dalin nga njerëz pa asnjë gjë, pronarë dhe janë pjesë e nomenklaturës së të majtës, siç ka dhe njerëz të nomenklaturës të së djathtës sa të duash. Nuk dua të vë asnjë lloj anësie majtas ose djathtas. Çështja është se nëse ti e tërheq SPAK-un në debat politik ti e vret SPAK-un”, tha Zheji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përse të shumëkërkuarit nuk po kapen?

Zheji: Kriminaliteti është strukturuar në nivele të larta!

Afera e Inceneratorëve/ "Ata që grabisin paratë e shtetit i blejnë…"

Zheji: Me 430 mln euro mund të bëhej hekurudha Tiranë-Durrës