Të gjithë e dimë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm gjatë ditës, të cilit duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë. Ushqimet e para që hani në mëngjes ndikojnë drejtpërdrejt në neurotransmetuesit dhe mënyrën se si truri juaj do të funksionojë gjatë ditës.
Njerëzit shpesh vendosin ta nisin ditën me diçka të ëmbël, si bollgur, fruta apo pasta të ndryshme me reçel apo krem. Megjithatë, ky është një gabim i madh. Sheqeri, i cili gjendet në sasi të mëdha në këtë ushqim, ngre menjëherë nivelin e hormonit të lumturisë, serotoninës.
Kjo ngre shkurtimisht humorin, kështu që mund t’ju duket se këto ushqime kanë një efekt pozitiv në trup. Megjithatë, marrja e sheqerit shkakton gjithashtu një reaksion të insulinës, e cila çon në një rënie automatike të niveleve të sheqerit dhe humbje të energjisë.
Shumë njerëz shtojnë sheqer në kafe, gjë që është jashtëzakonisht e dëmshme për imunitetin. Përveç kësaj, njerëzit shpesh zgjedhin ushqimet e furrës, të cilat në shumicën e rasteve nuk përmbajnë sasinë e nevojshme të proteinave, të nevojshme për trupin.
“Trupi duhet të pajiset me proteina të mjaftueshme çdo mëngjes, qoftë nga vezët, produktet e qumështit”, thotë Dr. Courtney Diangelo. Mëngjesi duhet të ketë sasi të vitaminës C, por lëngjet e shtrydhura nuk rekomandohen, sepse përmbajnë një sasi të madhe të sheqerit të përmendur tashmë.
Rekomandohet që për të forcuar imunitetin, të konsumoni edhe ushqime të pasura me vitaminë D, si vezë, kos dhe djathë. Ushqimet që përmbajnë shumë kripë janë gjithashtu shumë të dëmshme për trupin në mëngjes. /abcnews.al