MENU
klinika

Përpjekja për një marrëveshje në Bruksel

Lajçak takohet sot me Bislimin

13.05.2022 - 13:10

Shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, nga ora 11:00 sot pritet të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Bruksel. Lajçak ka përfunduar takimin me përfaqësuesin e palës serbe, Petar Petkoviç.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se tema mes dy palëve negociuese do të jetë për targat, energjinë dhe personat e zhdukur.

Varësisht çka do të prodhojnë bisedimet e sotme ndërmjet delegacioneve dhe BE-së, do të përcaktohet edhe mbajtja e takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Siç raporton media serbe “Telegraf.rs”, delegacionit të Beogradit do t’i bashkohen edhe ekspertë të fushave, për të cilat do të bisedohet në këtë takim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN