Real Madrid konsiderohet si ëndrra e çdo futbollisti për të arritur që të luaj aty. Shpeshherë transferimet në futboll nuk shkojnë sipas pritshmërive dhe lojtarët nuk arrijnë të shpalosin potencialin e tyre të plotë. Ja cilët janë 5 futbollistët që u larguan nga “Mbretërorët” e Spanjës dhe treguan formën e tyre më të mirë.
Wesley Sneijder – U largua nga Real në verën e vitit 2009 për t’u transferuar tek Inter. Murinho e vendosi menjëherë holandezin në qendër të projektit dhe e kthye në një nga lojtarët më të mirë në botë. Mesfushori arriti gjatë atij sezoni të fitonte tripletën historike me zikaltërit, si dhe të arrinte në finalen e Botërorit me Holandën.
Arjen Robben – Një tjetër nga largimet e verës së vitit 2009 nga madrilenët ishte Arjen Roben. Sulmuesi e pa veten të tepërt në skuadër pas transferimeve të Cristiano Ronaldos dhe Kaka në kryeqytetin spanjoll.
Roben u transferua te Bayern, ku arriti të transformohej në një nga sulmuesit më të mirë të historisë së Bundesligës . Holandezi shënoi 144 gola dhe arriti të fitonte Champions dhe Bundesligën në 8 raste me gjermanët.
Claude Makélélé – Transferimi nga Real te Chelsea mesfushorit francez ishte një surprizë e madhe për të gjithë në atë kohë. Pas tre viteve te Real, Makelele u largua drejt Premier League në kërkim të një sfide të re ku shkëlqeu duke fituar kampionatin në dy vite radhazi dhe duke vendosur veten në listën e mesfushorëve më të mirë të historisë së ligës angleze.
Clarence Seedorf – Rasti i futbollistit holandez është pak i veçantë, sepse pas largimit nga Real në vitin 1999, ai kaloi nga Interi te Milan, me klubin kuqezi që arriti të shpalosë talentin e tij të vërtetë. Seedorf fitoi gjithçka me klubin italian duke u kthyer në një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave. Holandezi u kthye përsëri te kuqezinjtë për të provuar një eksperiencë si trajner, e cila nuk shkoi dhe aq mirë.
James Rodriguez – Kolumbiani habiti botën me paraqitjen e tij në Botërorin Brazil 2014. Reali e transferoi menjëherë pas përfundimit të kompeticionit, por karriera e lojtarit te madrilenët nuk shkoi sipas pritshmërive.
James u largua nga Real pas problemeve të shumta fizike dhe mungesës së minutazhit, me transferimin tek Everton që e riktheu në vëmendjen e mediave. Fatkeqësisht as forma te skuadra angleze nuk zgjati gjatë.