MENU
klinika

Detajet

Fabrikat e çimentos “vranë” ullinjtë 2000 vjeçarë të Krujës

21.11.2018 - 14:03

Ullinjtë 2 mijë vjeçarë në qytetin e Krujës këtë vit nuk kanë prodhuar asnjë kokërr. Me këtë pohim banorët e qytetuit ngrenë shqetësimin se ndotja mjedisore në këtë qytet që vjen nga fabrikat e çimentos kanë “sabotuar”tërësisht prodhimin e ullinjve.Qyteti i Krujës numëron rreth 75 mijë rrënjë ullinj që arrijnë deri ne 2000 vjecare.

Ulliri i kësaj zonë është një varietet krejtësisht i vecantë për nga shija dhe përmbajtja e vajit, kjo e bën atë tepër të preferuar. Vendasit kujdesen për to,i mbledhin si ushqim për tavolinë dhe prodhojnë vaj, por si sivjet ullinjtë sipas banorëve s’kanë bërë asnjë kokërr.

Veç ciklit të tyre natyror që ata nuk prodhojnë çdo vit banorët kërkojnë që të ndalet ndotja mjedisore e cila sipas tyre po I vret ata dhe ullinjtë mijëravjeçarë.

Pjesa me e madhe e ullinjve gjenden ne pjesen veriore te qytetit me nje shifer qe i kalon 40.000 rrenjet ndersa pjesa tjeter prej me shume se 30.000 rrenje janë të shpërndarë në pjesë të tjera të qytetit. Banorët janë të shqetësuar se e ardhmja e ullinjve por edhe vetë jeta e banorëve rrezikohet nga ndotja e 2 fabrikave të cimentos, guroreve dhe furrave të gelqeres./bionews

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë

Si ndryshon qarkullimi i automjeteve

‘Dita pa makina’ në Tiranë!