MENU
klinika

Java e fundit

Lewa e mbyll me 35 gola, verdiktet e Bundesligës

14.05.2022 - 17:31

Është mbyllur Bundesliga për këtë sezon. Me Bayern të shpallur kampion, bavarezët nuk arrijnë të fitojnë asnjë prej ndeshjeve të fundit, duke e mbyllur 2-2 sot në transfertë me Wolfsburg.

Lewandowski shënoi një nga golat, duke shkuar në 35 gola këtë sezon, që me shumë gjasë, jo vetëm shënuesi më i mirë në Bundesligë, por edhe në Evropë, pasi ndjekësit e tij janë shumë larg.

Ndërkohë, pas rezultateve të tjera, Dortmund, Leverkusen dhe Leipzig do të luajnë në Champions për sezonin e ardhshëm, Union Berlin dhe Freiburg në Europa League dhe Koln në Conference League.

Bien nga kategoria Arminia Bielefeld dhe Greuther Furth, që nuk e patën të gjatë pas ringjitjes. Ndërsa Hertha Berlin do të luajë në play-ot për pasur mundësinë të qëndrojë në Bundesligë.