MENU
klinika

Kategoria e Parë, Play-off

Triumfojnë Korabi e Apolonia, në garë për Superioren

14.05.2022 - 17:59

Korabi dhe Apolonia janë dy skuadrat që do të vijojnë garën për një vend në Superiore. Dibranët, pasi u renditën të tretët në Kategorinë e Parë, pritën sot Tomorin e vendit të gjashtë në Peshkopi. Korabi fitoi 1-0, me një gol të Gecit në pjesën e parë.

Edhe Apolonia fitoi po 1-0. Fierakët, që e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e katërt, pritën Tërbunin e Pukës. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Krasniqi me penallti në minutën e 18-të.

Korabi dhe Apolonia do të ndeshen mes tyre javës që vjen në një fushë neutrale, që ende nuk është përcaktuar. Dhe fituesi do të ndeshet me vendin e tetë të Superiores, që me shumë gjasë do të jetë Egnatia, me rrogozhinasit që do të luajnë në shtëpinë e tyre.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon