Britney Spears njoftoi se ka humbur fëmijën e saj, duke postuar lajmin në një deklaratë në llogarinë e saj në Instagram.
Spears, 40 vjeç, tha muajin e kaluar se ishte në pritje të një fëmije me të fejuarin Sam Asghari, ajo vendosi të bënte një test shtatzanie pasi e gjeti veten duke shtuar në peshë. Por në një deklaratë në llogarinë e saj në Instagram, ajo njoftoi se çifti e ka humbur “fëmijën e tyre të mrekullisë”.
“Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind”, thuhet në deklaratën e saj. “Ndoshta duhet të prisnim të njoftonim derisa të ishim më tej në shtatëzani, megjithatë ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë.”
Deklarata e saj vazhdoi duke thënë se ajo dhe Asghari do të vazhdojnë të përpiqen “të zgjerojnë familjen e tyre të bukur”, por kërkuan privatësi ndërsa përballojnë humbjen e madhe.
Postimi në Instagram kishte mbishkrimin: “Ne jemi mirënjohës për atë që kemi në procesin e zgjerimit të familjes sonë të bukur. Faleminderit për mbështetjen tuaj.”
View this post on Instagram
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën e mrekullisë në fillim të shtatzënisë,” thuhet në deklaratën e Britney dhe Sam.
Ata vazhduan: “Ndoshta duhet të kishim pritur më shumë për të parë se si do të shkonte gjithçka, por kur bëhet fjala për lajme të mira, nuk u përmbajtëm dot, ndaj e ndamë aq shpejt me ju. Dashuria për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vijojmë të përpiqemi që të zgjerojmë familjen tonë. Ju faleminderit për suportin. Ju kërkojmë me përulësi pak privatësi pas kësaj humbjeje të madhe”