MENU
klinika

“Ajo ka qarë shumë”

Ellen DeGeneres gati për t’i thënë ‘lamtumirë’ emisionit të saj

16.05.2022 - 10:45

Gjatë këtyre javëve në prag të finales së emisionit të saj, Ellen DeGeneres ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft e emocionuar, tha një burim për “Page Six”.

“Ellen ka qarë shumë”, tha burimi. “Ka dy javë që ka vetëm emocione.”

Në studiot e Warner Bros në Kaliforni, DeGeneres, 64 vjeç, filmoi episodin e saj të fundit të “The Ellen DeGeneres Show” më 28 prill. Shfaqja e fundit, e cila do të transmetohet më 26 maj , përmban një grup të të ftuarve në listën A, duke përfshirë Jennifer Aniston dhe Pink, ku që të dyja u shfaqën në episodin e parë më 8 shtator 2003. Billie Eilish, Michelle Obama, Justin Timberlake dhe Zac Efron janë gjithashtu të pranishëm.

Në shfaqjen e saj të fundit nuk ka një tapet të kuq, siç e kishin dashur disa që e njohin moderatoren.

Bashkëshortja e DeGeneres, Portia de Rossi, 49 vjeç, ishte në xhirime për dy javët e fundit për ta mbështetur atë, siç ishin shumë nga miqtë e DeGeneres.

Aty ishte dhe vëllai i saj, Vance DeGeneres.

Burimi që e njeh DeGeneres theksoi disa detaje të tjera ku tha se: “Ishte e vështirë…ajo është e trishtuar të largohet nga ekipi i saj, por është gati të largohet nga shfaqja e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon për herë të parë pas akuzave të rënda

Ellen DeGeneres thyen heshtjen!

Pasi e akuzuan për keqtrajtim në punë

Ellen DeGeneres largon tre producentët e emisionit


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure