Kryeministri i Greqisë Krijakos Micotakis sot e filloi vizitën zyrtare në SHBA, ndërsa në Uashington do të takohet me presidentin amerikan Xho Bajden dhe do të ketë fjalim në Kongres.
Zëdhënësi i Qeverisë greke Janis Ikonomu, në brifing me gazetarët të premten tha se Micotakis dhe Bajden do të bisedojnë për tema rajonale dhe ndërkombëtare, provokimet turke, çështjet bilaterale në korniza të marrëdhënieve partnere strategjike Greqi – SHBA, sulmi rus në Ukrainë, si dhe për energjetikën.
Sipas programit zyrtar, Micotakis sonte mbrëma do të takohet me Bajdenin në Shtëpinë e Bardhë, derisa nesër do të realizojë takime me nënpresidentin e SHBA-së Kamalla Harris dhe kryetarën e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nensi Pelosi dhe do të mbajë fjalim në Kongres.
Për fjalimin e Micotakis në Kongres, zëdhënësi i Qeverisë greke theksoi se bëhet fjalë për “ftesë nderi që u dërgohet liderëve të huaj në raste ekstrem të rralla”.