16.05.2022 - 12:30
Greqia është goditur nga një tërmet gjatë mëngjesit të sotëm. Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte me magnitudë 3.9 Rihter dhe është shënuar në ishullin e Kretës.
Mediat greke raportojnë se epiqendra ishte 44 kilometra në jug të Kassos dhe thellësia ishte 11.9 kilometra.
Greqia njihet si zonë me aktivitet të lartë sizmik ndërsa javët e fundit po lëkundet vazhdimisht nga tërmeti, kryesisht në ishujt e saj, por për fat të mirë pa shkaktuar dëme