MENU
klinika

Vendimi

MSH, shpërblim për mjekët e infermierët e dalë në pension nëse trajtojnë të sëmurët me Covid

17.05.2022 - 10:12

Ministria e Shëndetësisë do të ndajë shpërblime mujore për mjekët e infermierët që kanë dalë në pension nëse do të trajtojnë të sëmurët me Covid-19.

Këshilli i Ministrave ka vendosur që do të paguhen me 125,000 lekë në muaj, personelet mjekësore, specialistët e shëndetit publik që merren me epidemiologjinë, infermierë dhe specialistë të shërbimit laboratorik, të angazhuar në diagnostifikimin dhe trajtimin e mjekësor të personave të prekur nga Covid-19.

Kurse, me 65,000 lekë në muaj do të paguhen personelet mbështetësetë angazhuar në institucionet ku trajtohen personat e prekur nga koronavirusi.