Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e ka analizuar finalen e Champions League ndërmjet Real Madrid dhe Liverpool. Sipas tij, prania e “Los Blancos” në finale të Championsit është një dëshmi se sa të pastra janë garat e UEFA-s.
“Në gjysmëfinale kisha dyshime nëse Real Madrid mund ta eliminonte Manchester City-n, mbi të gjitha pas humbjes në lojën e parë. Por, ata (madrilenët) u pa që i kanë shtatë shpirtra, sikur macet. Është një ekip me eksperiencë. Sipas meje, mbrojtja është dobësia e tyre”, deklaroi fillimisht slloveni për portalin “24ur.com”.
Ai lartësoi figurën Karim Benzema, i cili është favorit për ta fituar Topin e Artë këtë vit: “Real e ka mrekullinë, Karim Benzema. E kam thënë edhe disa herë, për mendimin ai është njëri prej lojtarëve më të nënvlerëzuar në histori të futbollit. E Luka Modric, sa më i vjetër, po bëhet më i mirë”.
Ceferin insiston se nuk ka probleme me Real Madrid, përkundër iniciativës së klubit spanjoll për themelimin e Superligës së Evropës, e cila do të ishte një ligë paralele me Champions.