Megjithëse Presidenti francez Emmanuel Macron i Francës dhe kancelaria Angela Merkel e Gjermanisë e konsiderojnë veten garantues të rendit liberal global, ata duhet të fajësohen për shumë nga “sëmundjet” e botës së sotme.
Le të fillojmë me marrëdhëniet franko-gjermane me Kinën dhe Rusinë.
Rusia e Xi Jinping dhe Rusia e Vladimir Putinit janë armiqtë kryesorë të demokracisë liberale në shekullin e 21-të. Putin “vjedh” territore sovrane të kombeve të tjera. Ai vret gazetarët dhe kundërshtarë politikë, mbështet masakrën e Bashar Assad në Siri.
Kina po punon për të “vjedhur” Detin e Kinës Jugore, Xi vazhdon të burgosë miliona njerëz të pafajshëm, ndërkohë që ndjek një politikë ekonomike të ndërtuar mbi ryshfete, zhvatje dhe proteksionizëm të shfrenuar.
Si i janë përgjigjur Macron dhe Merkel këtyre sfidave? Duke i mbështetur këto vende. Edhe pse në heshtje, Franca po mbështet përpjekjet për të reduktuar sanksionet ndaj Rusisë. Dhe Parisi ka mbyllur sytë ndaj imperializmit të Pekinit në Indo-Paqësor.
Gjermania? Ajo gjithashtu po e injoron ekspansionizmin kinez. Dhe Gjermania mbështet njëkohësisht strategjitë e Putinit, duke nisur që me miratimin e projektit Nord Stream II. Presidenti Trump e kundërshton Nord Stream II, ka dërguar armë në Ukrainë, ka kundërshtuar brutalitetin e Asadit në Siri dhe po bën presion që Kina të respektojë rregullat tregtare botërore.
Gjithashtu është shqetësuese hipokrizia e dy udhëheqësve lidhur me çështjet evropiane.
Merkel pretendon se po kundërshton fort ndërhyrjen e njeriut në natyrë, që shkakton ndryshime klimatike por Gjermania nuk e ka plotësuar objektivin e reduktimit të karbonit prej shumë vitesh. Macron kërkon rritje ekonomike dhe inovacion, por programi i tij në Francë nuk duket se po funksionon.
Gjermania kërkon një Bashkim Evropian ku ka përfitime të ndërsjellta, por ajo vazhdon të përdorë monedhën e nënvlerësuar të saj për të mbrojtur eksportet në kurriz të ekonomive më të vogla evropiane. Të dy liderët pretendojnë se nacionalistët janë përgjegjës për skepticizmin ndaj BE-së, por ata e kanë krijuar situatën, duke toleruar korrupsionin, dhe autoritarizmin e fshehtë të BE-së.
Merkel është fajtore për numrin e madh të migrantëve që kanë destabilizuar Evropën.
Situata lë për të dëshiruar sepse Macron dhe Merkel duhen kritikuar…
Editorial i Washington Examiner