MENU
klinika

Performanca e Ronelës në ‘Eurovision’

Debat mes Ardit Çunit dhe Robert Aliajt: Mos flisni si skutha!

18.05.2022 - 10:19

Ronela Hajati mori komente pozitive por edhe kritika lidhur me performancën e saj në “Eurovision”.

Gjithashtu, ka patur mjaft personazhe VIP që kanë mbështetur por edhe kritikuar Ronelën për këngën e saj “Sekret”. Një ndër kritikuesit ka qenë edhe artisti Robert Aliaj, i cili foli së fundmi në emisionin “Open”.

Madje, një debat pati së fundmi mes Ardit Çunit dhe Robert Aliajt.

Çuni theksoi se të gjitha fitoret në Festivalin e Këngës janë kontestuar, ku tha edhe emrin e Rona Nishliut. Por menjëherë ndërhyri Roberti, i cili tha se Rona është “Diva” ndërsa këtë vit, sipas tij, Shqipëria pati një paraqitje jo të mirë në “Eurovision”.

Ja debati Çuni-Aliaj:

Ardit Çuni: Edhe për Rona Nishliun ashtu thatë…

Robert Aliaj: Mos flisni si skutha, i lini këto muhabete. Rona Nishliu ishte një diva, se kam sharë asnjëherë. Ka pasur edhe të tjerë. Rona shkëlqeu shumë, mbeti në memorien e shumë vendeve. Në atë finale Rona Nishliu u përmend si imazh. E përmendën edhe spikerat. Më erdhi mirë normal. Nuk është personale situata. Është më shumë tek unë një frustrim që vjen nga një 30-vjeçar tranzicioni. Aty s’bëhet asgjë pa pjesëmarrjen e politikës. Mos të themi që kjo këngë nuk ka qenë e kontestuar kur u shpall fituese. Unë s’do të doja që një festival si Kënga Magjike të merrte këtë.

Ardit Çuni: Të përgëzoj për skandalet që shkakton në televizionet që merr pjesë.

Robert Aliaj: Unë s’të njoh fare…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN