MENU
klinika

Aksident tragjik në rrugën e Kombit

Makina bie në humnerë, humb jetën 25-vjeçari

19.05.2022 - 09:53

Një aksident i rëndë ka ndodhur mengjesin e sotëm, rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, ku një mjet tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit A. Rr., 25 vjeç dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.