MENU
klinika

Valentino Rossi

“Doktori” shpalos dashurinë jashtë piste

21.11.2018 - 19:50

Ai është 39 vjeç dhe pavarësisht viteve që kalojnë, dashuria për MotoGP vazhdon të jetë e njëjtë, duke vazhduar të garojë me shpejtësi të lartë me motorin e tij.

E kemi fjalën për kampionin italian Valentino Rossi, i cili nuk është i dashuruar vetëm me motorin, por edhe me Francesca Sofia Novello, e fejuara e tij.

Të bukur, elegantë dhe shumë të dashuruar. Valentino Rossi, i njohur edhe si “Doktori” në MotoGP, ka postuar në mediat sociale disa foto, ku shfaqet me Francesca-n. “Shumë elegantë në Galanë e Filmit me Franci”, shkruan motoçiklisti i MotoGp.

Nga ana tjetër, ajo bën një dedikim për të fejuarin: “Me talent, pasion, stërvitje, qëndrueshmëri, vendosmëri, përkundër të gjitha vështirësive ia del gjithmonë të jesh në majat e podiumit”. Këtë postim ajo e shoqëron me një zemër.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat