MENU
klinika

Do të tundohet ylli francez?

Propozimi i “çmendur” i PSG-së për Mbappe

19.05.2022 - 13:38

Përpjekje dëshpëruese të Paris Saint-Germain për të mbajtur me të gjitha mënyrat e mundshme Kylian Mbappe në “Parkun e Princave”. Ideja e fundit e parizienëve është vërtet e çmendur.

Sipas mediave të huaja, klubi i ka ofruar yllit francez një kontroll total në operacionet sportive. Kampionit të botës me Francën i është dhënë e drejta të emërojë dhe të shkarkojë trajnerët, por edhe të vendosë se cilët lojtarë të vijnë në Paris e cilët të largohen prej aty.

Por si duket Mbappe është i vendosur të largohet nga kryeqyteti francez dhe t’i bashkohet Real Madrid. Atij i skadon kontrata me parisienët në muajin e ardhshëm, por klubi i pasur po mundohet ta bindë, duke i bërë oferta të pabesueshme joshëse.

Pra, nëse e ndërron mendjen, Mbappe mund ta ketë komplet nën kontroll ekipin parisien, raporton “elchiringuitotv”. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cili do të jetë vendimi definitiv i lojtarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Një ekip i quajtur Ukrainë”

Takimi emocionues mes Zelenskiyt dhe Shevchenkos


Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi