MENU
klinika

Lamtumira e sulmuesit napolitan

Insigne mbledh shokët, Hysaj: Paç fat vëlla!

19.05.2022 - 15:11

Lorenzo Insigne, pasi përshëndeti tifozët në stadiumin “Maradona” në ndeshjen e fundit kundër Genoas, mblodhi miqtë, shokët e skuadrës dhe të afërmit për një festë ekskluzive përpara se të nisej për në Toronto.

Mes të ftuarve të pranishëm ishin edhe Pepe Reina dhe Elseid Hysaj, ish-shokët e skuadrës së sulmuesit axurr te Napoli. Në mediat italiane kanë rrjedhur fotot e “ritualit” mes buzëqeshjeve, dollive dhe një torte të madhe.

“Paç fat vëlla”, – ishte mesazhi i mbrojtësit shqiptar të Lazios. Më pas është radha e portierit: “Vetë futbolli, i bukuri! Fat të mbarë vëlla”. Të tre duket se kanë mbetur miq të ngushtë, çka dëshmon se vitet e kaluara te klubi blu janë të paharrueshme.

Reina dhe Hysaj u takuan sërish në Romë, ndërsa Insigne tashmë do të shkojë në Kanada për një aventurë të re. Miqësia mes tyre, megjithatë, do të mbetet përgjithmonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN