Tritol lokalit të efektivit të policisë së Shkodrës Ndrek Rrasa. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 e 30 minuta në fshatin Grude e Re të Shkodrës.
Nga sa mësohet pasi i kanë vendosur tritolin lokalit kanë djegur edhe autobusin e parkuar para lokalit qe ishte në pronësi të Ndrek Rrasës. Dëmet materiale janë të mëdha.
Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje efektivin e policisë. Nuk dihen ende motivet e këtij akti dhe nëse ka lidhje me detyrën e efektivit Rrasa.
Informacion Paraprak
Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.