20.05.2022 - 11:52
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel. Në orën 10 e 15 të paradites së sotme kreu i qeverisë ka dalë në Bulevard për të pritur mikun krejt i vetëm.
Ndërkohë qarkullimi është bllokuar në Bulevard, i cili shihet i zbrazët.
Ai shihet në fotot e bëra nga LSA i paduruar teksa pret i pashoqëruar zyrtarin Europian, i veshur me kostum zyrtar dhe atlete të zeza dhe kravatë me ngjyra. Pas pritjes në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, Rama bashkë me Michel janë futur në godinë për të vijuar takimin kokë më kokë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ceremonia e pritjes në Kryeministri dhe takimi ‘kokë më kokë’
Rama pret sot Presidentin e KE, ja axhenda
Nis Forumi Strategjik në Slloveni