MENU
klinika

Zgjedhja e presidentit/ PS refuzoi t’i japë votat për kandidatët

Enkelejd Alibeaj anulon mbledhjen e grupit të PD

20.05.2022 - 15:55

Partia Demokratike ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur pasditen e sotme ku Enkelejd Alibeaj ftoi të gjithë anëtarët e grupit parlamentar, përfshirë edhe ata të Rithemelimit duke përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Vendimi i Alibeajt ka ardhur pas pozicionimit të Partisë Socialiste në raport me kandidatët e selisë blu për president të Shqipërisë.

Mësohet se kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka shpërndarë ditën e sotme një qëndrim ku sqaron se PS nuk do të bashkojë firmat me demokratët për të arritur kuorumin e nevojshëm prej 20 votash për çdo kandidat për president.

Çfarë thotë drafti i Enkelejd Alibeajt

Në draftin e hedhur në tryezën e përbashkët me maxhorancën, Enkelejd Alibeaj propozon një formulë për dakordësinë mes palëve. Sipas saj, opozita parlamentare propozon katër kandidatë dhe më pas maxhoranca përzgjedh dy emrat që gëzojnë besimin më të madh.

Pas kësaj, një komision i përbërë nga 6 anëtarë, 3 nga PS dhe 3 nga PD, shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej kandidatëve. Kandidatura e përzgjedhur i nënshtrohet votimit në seancë plenare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN