MENU
klinika

Flet epidemiologu

Sa të rrezikuar jemi nga lija e majmunëve

23.05.2022 - 10:28

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, foli për rrezikun që paraqet lija e majmunëve, virusi që ka prekur shumë persona në disa vende të botës. Epidemiologu tha se është një virus që nuk paraqet rrezikshmëri.

“Është një sëmundje shumë e rrallë. Por kemi dhe një ndërgjegjësim më të lartë nga viruset. Nuk ka nevojë për vaksinim sepse nuk është aq shqetësuese. Në 2020, Republika e Kongos ka deklaruar 4600 raste por nuk ia vuri njeri veshin. Në 2022 kaloi Covidi dhe çdo lloj virusi përbën lajm.

Sigurisht që duhet parë, sistemi duhet ta ndjekë por është sëmundje ngjitëse që ka transmetueshmëri të ulët. Megjithatë është e mundur që nëse qëndrojmë pranë një personi që ka linë. Lija duket, shumica dërrmuese shfaqet në fytyrë.”, tha epidemiologu.

Mes të tjerash, Alimehmeti foli dhe për fruthin, teksa tha se është ulur ndjeshëm shifra e vaksinimit të fëmijëve. Sipas tij, është një virus që paraqet rrezikshmëri ndërsa sqaroi dhe teoritë konspirative që e lidhin vaksinën e fruthit me autizmin.

“Fruthi është sëmundje serioze, vaksinimi në Shqipëri ka rënë goxha. Ka një diskutim 40 vjeçar pavarësisht se studimet kanë treguar të kundërtën. Kjo ka bërë një dëm të madh, mbulimi jonë është 92 përqind dhe ne na duhet 95 përqind e lart. Në 2020 dhe 2022 ishte pandemia dhe mund të ketë rënë. Te 91 përqind jemi në alarm. Kemi çdo vit 30 mijë bebe.”, tha mjeku.

Epidemiologu theksoi se prindërit duhet të jenë më të ndërgjegjshëm nëse vënë re simptoma te fëmijët e tyre. “Duhet kontakt shumë i shpejtë me mjekun pediatër. Është një sëmundje serioze. Duhen monitoruar fëmijët për shkak se kanë peshë trupore të vogël dhe kompenson shumë shpejt”, tha Alimehmeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga lia e majmunëve tek lufta në Ukrainë

Kreu i OBSH-së: Bota po përballet me sfida të frikshme


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin