23.05.2022 - 22:06
Efektivi i Policisë, Çaush Saliasi, ka ndërruar jetë pas plumbave të marrë brenda ambienteve të Komisariatit nga kolegu i tij Ludian Zaimi.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak më parë në Komisariatin nr.3 në Tiranë ku efektivi i policisë, Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij, Saliasin.
Menjëherë Saliasi u dërgua drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se Saliasi është qëlluar 5 herë nga Zaimi, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet të cilat kanë çuar autorin drejt këtij veprimi.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit menjëherë ka mbërritur në ambientet e Komisariatit.