MENU
klinika

Deklarata

‘Unaza’/ Rama: Opozita udhëheq protestën më të turpshme

22.11.2018 - 10:45

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në parlament për protestën tek Unaza e Re kundër prishjes së banesave e bizneseve për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe. Rama tha se opozita po udhëheq protestën më të turpshme në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik.

Ai e nisi me projektbuxhetin që diskutohet sot në parlament duke folur për bojkotin e opozitës. “Opozita mungon jo vetëm fizikisht por mungon dhe figurativisht. Asnjë mbledhje publike në asnjë hotel për buxhetin sa për të larë gojën të paktën, asnjë amendament i dërguar në kuvend sa për të larë duart të paktën. Asnjë lloj shenje jete tjetër lidhur me debatin më të rëndësishëm parlamentar të vitit. Nëse nuk i llogarisim ato kapjet e veshit mbrapsht të zonjës Tabaku një herë në muaj e cila e di dhe vetë se nuk di çfarë flet kur lexon tekstet kadrioteske të partisë, kontributi ka qenë meritë e Kadri Vasilit. S’kemi ç’bëjmë jemi të dënuar ta udhëheqim vendin pa opozitë as dhe kur diskutohet buxheti në Kuvend. Ndërkohë që opozita udhëheq protestën më të turpshme të vendin, në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik”, deklaroi kryeministri.

edi rama-konica.al
edi rama-konica.al

Ai tha se nuk ka bërë kurrë vaki një protestë e tillë që kur nisi epoka e prishjeve masive në parkun Rinia në Tiranë. “Buxheti i ri, 440 dollarë për beben e parë, 800 për beben e dytë, 1200 për të tretin e më tej. 1600 për binjakët dhe 2400 dollarë për trenjakë.

Totali miliona e miliona dollarë që për herë të parë vihen në dispozicion të nënës e familjes. Një politikë e re sociale, shumë vite pas bonusit të bebes, vetëm 5 mijë lekë të reja që u vendos nga bashkia e Tiranës që kur s’mbahet mend dhe mbeti si detyrim por rëndom i paplotësuar. Në 2014 shlyem 5 mln dollarë borxhe të pashlyera nga qeverisja e mëparshme. Kjo është një politikë e re që merr jetë falë mundësive të reja që janë krijuar nga reformat e dhimbshme dhe rritjes së kontributeve.
A ke njeri normal dhe me një minimum morali qytetar që të thotë se këto dhjetëra miliona dollarë s’duhet t’i marrim 30 mijë familje për bebet por duhet ti marrin zaptuesit e tokave”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se abuzuesit e unazës kërkojnë mbi 30 mln $ për të liruar pronën që nuk është e tyre dhe sipas atyre që duan t’i përdorin si mish për top, ne duhet te paguajmë zaptues profesionistë që rezultojnë ta kenë kthyer në biznes ndërtimtarinë pa leje.
“Po kujt t ja marrim rrogën Gjovalinit, nga Laçi i cili është në protestë edhe pse ka dy godina pa leje që i janë legalizuar të dyja po ashtu në Kashar si edhe Z. Ramazan me përdhunë jo vetëm që ka zënë shtratin e unazës por këndon sloganin shtëpia mbrohet me jetë. Ah.. Ramazan. 13 mln $ do shkojnë për të rritur pagat për mësuesit, por sipas protestuesve këto para duhen për të dëmshpërblyer një Agron nga Elbasan, që zbriti në Tiranë, ku ka ndërtuar dy godina pa leje në njësinë 7.
Ndërsa Pali që ka dy objekte në Paskuqan, dhe një në Kombinat e ka bllokuar bllokuar rrugën te unaza e re, sepse do që përpara se ne të rrisim pagën për ushtarakët të dëmshpërblejmë z. Pal për mundimin e madh që ka bërë, që të ndërtojë godinën e katërt pa leje të biznesit të vet. Rritja e pagave me 7% për sistemin penitenciar nuk gjen dakordësinë e Edmondit, që nuk e hap rrugën e hyrjes në Tiranë”, tha Rama.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës