Më në fund, Brad Pitt dhe Angelina Jolie duket se janë të gatshëm t’i japin fund betejës së tyre të ashpër mbi kujdestarinë për fëmijës, pasi kanë kuptuar se këta të fundit po e vuajnë shumë këtë problem të tyre.
Sipas një raportimi të fundit të “The Blast”, ish-çifti është shumë pranë arritjes së një marrëveshje në lidhje me kujdestarinë për 6 fëmijët e tyre. Sipas burimit të “The Blast”, aktori 54-vjeçar dhe aktorja 43-vjeçare po e mbyllin çështjen, sepse ata “kuptuan se lufta po dëmton vetëm fëmijët”.
Sipas raportimit, qëllimi i tyre është “të përfundojnë negociatat para se të fillojë gjyqi i kujdestarisë private”.
Por kur gjithçka aktualisht është e përqendruar te kujdestaria e fëmijëve, një tjetër betejë duket se do të jetë edhe më e fortë, ajo e ndarjes së miliona dollarëve para dhe prona.
Pas 9 viteve bashkë, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre më 23 gusht 2014, por martesa zgjati vetëm 2 vite pasi më 19 shtator 2016, ata shpallën divorcin.