MENU
klinika

Tinguj Muzikorë

Bashkë me familjen koncert në Shqipëri

22.11.2018 - 11:44

Jennz Oaks Baker, instrumentiste e njohur në botë, e njohur për tingujt e shumë filmave dhe dokumentarëve si filmat, “Love Kennedy” nga “The Killers” në filmin e Mitch Davis, hit hit TC Christensen, “17 mrekullitë”, “The Cokeville Miracle” dhe “Christmas Eve” Dh.H, përfshirë PBS Documentary të Helen Whitney, “The Mormons” do të japë disa shfaqje në Korçë dhe Tiranë.

Bashkë me katër anëtarë të familjes së saj, më datë 21 nëntor do të jetë në Korçë. Violinistja me katër anëtarë të familjes së saj, pas koncertit në Korçë, në datat 22 dhe 23 nëntor do të jetë në Tiranë tek salla e koncerteve në Katedralen Orthodokse.

Ajo të frymëzon me interpetimin e saj si dhe me videot muzikore që ajo i ka shumë për emër në internet. Në moshën 4 vjeçare filloi të luajë në piano. Një koncert orkestral solo ajo e ka luajtur kur ishte 8 vjeçare.

Është diplomuar në Juilliard të New York City për instrumentiste në violinë nga Instituti Curtis i Muzikës në Filadelfia. Më pas ajo ka filluar të performojë në shumë mënyra dhe teknika  ku ndër to janë dhe videot muzikore që lënë shije argëtimit për publikun.

Ajo ka shumë ndjekës nëpërmjet videove të saj që arrijnë deri në 5 milion shikues nga mbarë bota.

Ka marrë Çmimin të Artistit të rajonit të Utah-ut për Përsosmëri në Shprehjen Artistike.

Jenny Oaks Baker ka luajtur si violiniste e parë në orkestrën simfonike kombëtare para se të jepte dorëheqjen në vitin 2007.

Jenny është brenda një familje muzikore me burrin dhe katër fëmijët e saj, janë të gjithë muzikantë dhe perfomojnë së bashku kudo në botë që është diçka shumë të rëndësishme për ta.

 

Jenny Oaks Baker gjithashtu ka performuar si soliste në Carnegie Hall, Lincoln Center, Strathmore Hall, Biblioteka e Kongresit dhe si soliste e ftuar me Simfoninë Kombëtare, Simfoninë e Jerusalemit, Simfoninë e Pittsburgut, Simfoninë e San Diegos, etj.

Ajo me mënyrën e saj bashkë me familjen fton publikun shqiptar që t’i afrohen sa më shumë muzikës.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!