MENU
klinika

“Arrestimi i ministrave ka trembur Metën dhe Berishën”

Ngjela: Nuk i shpëtojnë dot ndëshkimit penal

26.05.2022 - 09:25

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, i pyetur lidhur me shkrimin e një gazetë austriake për presidentin Ilir Meta se kishte lobuar me 700.000 dollarë për të qenë pjesë në inaugurimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ai tha se është i detyruar që ta besoj këtë gjë. I pyetur nëse Meta mund ta bëjë një bashkëpunimin në politik me Berishën në të ardhmen, ai tha se edhe mund të ketë një bashkëpunim mes tyre, ndërsa deklaroi se do të vij një dorë që do t’i kap Metën dhe Berishën.

-Avokat Ngjela, javë që shkoi një gazetë austriake ka bërë një shkrim në të cilin është deklaruar se presidenti Ilir Meta kishte lobuar me 700.000 dollarë për të qenë pjesë në inaugurimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta e ka cilësuar shkrimin e gazetës austriake si mashtrim dhe se do ngrejë padi. Si e komentoni këtë?

Edhe mund të jenë dezinformime, por për Metën nuk besoj se ai atë tip ka. Edhe sikur të më thonë që Meta pagoi për të marr e besoj sepse i ka bërë ai ato. Ka një rregull në jurisprudencë që dëshmitari vjen dhe fletë ka disa çështje në njërën gënjen, edhe për një njeri qoftë ky president apo kryeministër në momentet që të gjithë e dinë që ai është i korruptuar besohet gjithçka kështu që jam i detyruar ta besoj. Ai të shkoj të ngrejë padi, sa e ka thënë gazeta s’është fakt, por që të bëhet e vërtetë ajo duhet që ta provojë një gjykatë, nëse e hedh Meta në gjykatë dhe fiton gazeta atëherë aq më mirë për Shqipërinë.

-Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se pasi të largohet nga posti i presidentit pasi i mbaron mandati në muajin korrik të këtij viti, ndërkombëtarët të cilët i dalin kundër do ti pres me armë. Si e komentoni këto deklarata të tija?

Presidenti nuk ka armë, po ka nga ato shigjetat që bënim ne që luanim kur ishim fëmijë. Kjo më kujton një thënie, Haxhi Qamili në vitin 1914 -1915, pasi kishte filluar kryengritjen e tij për të sjellë sërish Turqinë në Shqipëri, dhe kishte marrë Shqipërinë e Mesme, iu drejtua Korçës si qendër e nacionalizmit shqiptar që ishte atëherë. Por, pikërisht për këtë, erdhi aty afër Qafë Thanës konsulli francez i Korçë, e takoi Haxhiun dhe i tha: “Hiq dorë nga Korça se aty prek interesin e Francës”. Por, konsullit francez, Haxhiu iu përgjigj me frazën e tij “lapidare”: “Ku pyes unë për Francën kur kam Shijakun dhe Peqinin me vete”. Edhe Meta thotë do tu vë armën superfuqive. Ca arme do ti vërë ai superfuqive, raketë ka ai. Ai as shigjetë nuk ka, por po e bëri gjë e madhe do jetë.

– Mendoni se pas largimit nga posti i presidenti pasi i mbaron mandati në korrik të këtij viti, presidenti Ilir Meta do të ketë një bashkëpunim në politik me ish-kryeministrin Sali Berisha?

Politika i pranon të gjitha mund të ketë edhe bashkëpunim, nuk është shkencë morali edhe mund ta bëjë bashkëpunimin, por Meta duhet që të matet mirë sepse një dorë do të vij këtu dhe ti kap ata të dy, dhe sa kohë si ka kapur ajo dora le të bashkohen.

– Si i shihni zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike që u zhvilluan pak ditë më parë në vend dhe zgjedhjen e në krye të asaj partie të ish-kryeministrit Sali Berisha?

Berisha në krye të Partisë Demokratike nuk është rikthyer akoma, duhet që të mbaroj njëherë gjyqi. Ne vend kemi vetëm një Parti Demokratike e cila është ligjore dhe ajo është partia e cila është themeluar me akt juridik të gjykatës në vitin 1991, ne nuk njohim tjetër. Nëse ai do të dal si kryetar duhet që të shkoj në strukturat e kësaj partie që në krye të saj tashmë është Enkelejd Alibeaj, të gjitha të tjerat janë antiligjore. Jam i sigurt se Gjykata e Apelit nuk do ta pranojë sepse do të penalizonte vetveten në të ardhmen.

-Mendoni se ish-kryeministri Sali Berisha e bëri të gjithë këtë për ti treguar amerikanëve që ka mbështetje në Shqipëri?

Në fakt mendoj se ai e bëri këtë për të treguar se ka mbështetje në Shqipëri, por nuk është se ka ndonjë mbështetje të madhe, ju e patë edhe ata nuk e përfillën. Politikanët të cilët nuk kanë vlerë të madhe prishin çdo lëvizje, madje prishin edhe një komb të tërë për interesin e tyre. Edhe ai goditi Partinë Demokratike për interesin e vet dhe nëse do ta nxjerrin si kryetar apo jo duhet që ta shohim në vazhdim se çfarë do të ndodh. Ai kërkon të marrë Partinë Demokratike në një kongres fantazëm. Por, vetë Saliu nuk ka asnjë shans ta marrë të djathtën nën drejtimin e tij në Shqipëri, dhe as Partinë Demokratike. Lodhet kot derëziu. Nuk ka tani as parti ku ai bën pjesë ligjërisht, as grup parlamentar, se ai është ligjërisht sakaq një deputet pa parti dhe pa grup parlamentar. Por, mos harroni, se është shpallur edhe non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për veprimtari kriminale kundër Amerikës. Prandaj, pikërisht për këtë, Sali Berisha nuk i shpëton dot ndëshkimit penal.

-Sipas jush, nëse ish-kryeministri Sali Berisha vjen në krye të Partisë Demokratike, amerikanët do ti qëndrojnë asaj që kanë thënë edhe më parë se nuk do të kenë asnjë lloj bashkëpunimi me Partin Demokratike?

Mendoj se po. Amerikanët ecin me doktrina dhe ajo që kanë shprehur ata është doktrinë e tyre domethënë që atë nuk e shkel dot as partia tjetër që mund të vij në pushtet në Amerikë, pastaj nëse tërhiqen ata kjo është gjë tjetër, por shumë e vështirë është sepse ju tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken që është një gjë e vështirë që ne të tërhiqemi nga ky vendim. Madje edhe një zyrtarë që ishte pak ditë më parë, tha se është një gjë shumë e vështirë që të tërhiqen nga ai vendim që morën për Berishën.

– Mendoni se amerikanët kanë fakte për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe se mund ti bëjnë të ditura?

Nëse amerikanët do ti çojnë provat që kanë për Berishën në një gjykatë do ti marr vesh edhe populli. Ata e kanë në dorë këtë gjë, ata kanë provat dhe që ta godasin deri në fund duhet që ta çojnë para një gjykate, atëherë do të bëhen të ditura provat. Ato janë prova që i ka gjet FBI, dhe ato janë prova sekrete, ata nuk i kanë mbledhur të stisura sepse do tu duhen për një proces gjyqësor.

-Mendoni se SPAK duhet të nis arrestimet ndaj personave që janë të akuazuar për korrupsion në Shqipëri?

Po në fakt SPAK ka nisur disa arrestime deri tani sepse janë dy ministra nën akuzë. Që duhet që të vazhdojë arrestimet normale që duhet që të vazhdpojnë. Ne folëm për nivelin e lartë, i cili është i lidhur me krimin e organuar kurse korrupsioni sporadik të gjithë atyre që kanë prova dhe denoncime normalisht që duhet që të vazhdojë por duhet që të kini parasysh një gjë, kanë bërë denoncime në SPAK, sepse ka denoncim nuk mund të filloj asgjë. Pastaj nëse ka denoncime dhe ata nuk po i lëvizin atëherë është ose paaftësi e tyre ose ka lëvizur ndonjë gjë në SPAK.

-Si e shihni luftën në Ukrainë dhe ecurinë e saj?

Lufta në Ukrainë u tregojë që të gjithë filorusve këtu ose ata që paguhen nga Rusia, sepse janë shumë në politikën e lartë shqipatre që paguhen nga Moska, se na thoshin se është forcë e madhe, dhe ne e pamë forcën, ndërsa nga ana tjetër amerikanët qeshnin. Mua kur më kanë thënë që është forcë e madhe dhe i pyeta se sa flota ka Rusia, më thanë ka 1, ndërsa iu përgjigja që ai tjetri ka 12, ku arrihet forca amerikane asnjëherë. Nuk ka forcë tjerë përveç fuqisë unikale që është Amerika dhe demokracia po ecën edhe nëpër vende që mendohej se nuk do të fitonte kurrë, atëherë pyetja bëhet: A do të fitoj edhe në Rusi demokracia? Unë kam përshtypjen që pas falimentiti të autokracisë së Putinit do të fitoj edhe atje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Çdo vonesë i jap mundësinë të shtojë kontaktet me Moskën”

Ngjela: Berisha duhet të arrestohet për llogari të SHBA