26.05.2022 - 11:09
Ka përfunduar kontrolli i anijes me qymyr në të cilën u zbulua drogë në portin e Durrësit.
Pas kontrolleve kanë rezultuar vetëm dy çanta me 53 pako të mbushura me drogë.
Nga kontrolli i imtësishëm rezultoi se në hambarin e anijes ndodheshin 59 kg kokainë.
Mësohet se disa kilogramë drogë u shpërdoruan pasi njëra nga çantat u dëmtua nga kova e mjetit që shkarkonte qymyrin.
Anija momentalisht është bllokuar në portin e Durrësit dhe qëndron me shërbim roje deri në një urdhër të dytë.
Po ashtu edhe marinarët e anijes Unistream nuk lejohet të zbresin në tokë.
Droga dyshohet të jetë futur në ngarkesë në Kolumbi.