27.05.2022 - 09:34
Turistë të humbur ne zonën e Llogorasë. Nuk dihet sa janë, një apo ka shumë turistë francezë të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur rrugën dhe nuk dinë ku ndodhen.
Policia e Orikumit së bashku me administratën e zonave të mbrojturave janë nisur për gjetjen e tyre. Sipas policisë turistët francezë janë nisur nga Llogoraja në drejtim të malit të Karaburunit për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit.
Nuk dihet ku janë por sipas informacioneve mendohet se ata ndodhen pranë gjirit të Shën Andrews. Policia është në kërkim të tyre aksion i nisur prej orëve te vone te natës dhe orëve te para te mëngjesit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në Bjeshkët e Kaprres