Vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj po marrin një vëmendje të jashtëzakonshme me programin e tyre “Më lër të flas”. Së fundmi, në promon e programit është zbuluar se mes të ftuarve, do të jetë edhe miku i tyre i ngushtë Elgit Doda.
“Këtë të premte në ‘Më lër të flas’, Sokol Balla vjen në një intervistë ndryshe, siç nuk e keni parë ndonjëherë! Shumë surpriza nga Elgit Doda, Klea Huta ku të qeshurat, lojërat dhe performancat nuk do të mungojnë”, shkruhet në promon e videos.
Këngëtari i njohur, Elgit Doda njihet për miqësinë e ngushtë me Donaldin dhe Romeon.
Mirëpo, ai ka treguar mendimin e tij të parë për vëllezërit binjakë.
Nga promo dëgjohet teksa ai u thotë vëllezërve: “Kam patur një mendim për ju që s’ju duroja dot fare”.
Por tashmë marrëdhënia e tyre është mjaft e ngushtë. Jo vetëm kaq por ata numërojnë edhe disa bashkëpunime.
Epo, ndonjëherë përshtypja e parë edhe gabon…
Më herët, Elgiti mbështeti Donaldin gjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania”.
Në “Wake Up”, këngëtari shpjegoi asokohe edhe fjalët që i pëshpëriti Donaldit.
Ai shtoi se nuk i ka thënë në asnjë moment aktorit “ke dalë keq”, thjesht “I love you I love you, jepi forca”.
“Për fatin e mirë, jam në panel sot. E meriton fitoren. Realisht ai djalë aty ka shfaqur të gjithë dimensionet e veta, është shtrydhur deri në pikën e fundit. Sa lajme janë bërë për atë, të mbledhësh të gjithë bashkë ata, nuk janë bërë. Unë hyra për Donaldin, por i këndova dhe Monikës. Unë e kam thënë që produksioni kur unë kam folur dhe është aluduar se i kam thënë diçka, është thënë vetëm “I love you I love you, jepi forca” dhe si ka dalë aty “ke dalë keq”, s’ka lidhje. Unë i pashë të gjithë, është tjetër kur i shikon dhe tjetër kur i takon. Është presion i fortë psikologjik.