Pas miqësoreve të marsit, kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë, Kombëtarja kuqezi rikthehet në shtëpi, për të përgatitur ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, kundër Islandës në transfertë dhe Izraelit në shtëpi, me 6 dhe 10 qershor.
Trajneri Edy Reja publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy sfida, plus miqësoren me Estoninë. Trajneri Edy Reja foli në konferencë për shtyp, duke folur thuajse për të gjithë lojtarët dhe rëndësinë e ndeshjeve të qershorit:
Liga e Kombeve – “Ndeshjet e Ligës së Kombeve janë të rëndësishme dhe duhet t’i fitojmë. Në ndeshjet e muajit mars ne ishim në gjendje shumë mirë. Synimi ynë që është të fitojmë grupin.”
Gjendja e lojtarëve – “Ka lojtarë që kanë probleme fizike. Sot do të vijë ekipi dhe do të bëjmë vlerësime. Ata që do të luajnë do të jenë në 100% të formës së tyre.”
Rëndësia e ndeshjeve – “Lojtarët e dinë shumë mirë rëndësinë e këtyre sfidave. Kam besim te skuadra dhe paraqitja e lojtarëve. Duket se jemi në formë të mirë në aspektin psikologjik. Mund të kemi ndonjë mungesë për shkak të sezonit të gjatë.
Kemi parë se çfarë ka ndodhur në finalen e Ligës së Konferencës, Fejnordi bëri diçka më mirë, por Rima e fitoi trofeun. Kam besim që do të bëjmë ndeshje të mira.”, tha fillimisht Reja.
Unë e kam thënë gjithmonë që skuadrat duhet të kenë ekulibër. Nëse ke sulmues që bëjnë gol, aq më mirë, duhet të kesh lojtarë në fazë ofensive që shënojnë. Ne kemi lojtarë me vlerë se kanë shënuar të gjithë, por edhe mbrapa duhet punuar mirë.
Edhe në fazën e mbrojtjes duhet ekuilibër, nuk fitohen vetëm ndeshjet, por sulmuesit sigurisht bëhen vendimtarë. Ata para nëse arrijnë të kalojnë kundërshtarin, është gjithmonë një avantazh, uroj që në këto ndeshje të vazhdojë situata sa i përket golave se ata që janë para, janë mirë dhe po shënojnë.
Të gjithë që ishin të ftuar, kam folur pak a shumë me të gjithë. Broja është me COVID-19 dhe është në shtëpi dhe presim të bëjë testet e tjera dhe pastaj ta shohim, uroj ta rikuperoj për ndeshjen e datës 19 me Izraelin, është e vështirë shumë për këtë, uroj ta kem për Izralein, fola me Manajn dhe ka probleme me shpatullën.
Të gjithë ata që kanë munguar kanë probleme, Laçi është dëmtuar, e njëjta gjë me Baren, nuk mund të marrin pjesë, ndaj ata që kam në dispozicion janë këta dhe këta duhet të na sjellin rezultatin final. Kam besim shumë te kjo skuadër se jemi rritur, tani duhet të bëjmë hapin, kemi mbërritur te pika ku nuk të tallesh më, nuk kemi alibi, këto dy ndeshje do të treogjnë vlerën e vërtetë aktuale të Shqipërisë.
Strakosha po përjeton një moment të veçantë se është në fund të kontratës. Ndaj derisa të mos gjejë një zgjidhje, më ka kërkuar të mos rrezikojë, pasi për fat të keq nuk ka asgjë të sigurte dhe për sa kohë ka negociata me kërkoi që të lihej në shtëpi për shkak të kësaj situate.
E kam thënë që kam grup dhe kush zbret në fushë më jep garanci. Nga kjo pikëpamje më vjen keq për Strakoshën, uroj të gjejë diçka. Por nuk donte të rrezikonte se dikush ka negociata e me një dëmtim hidhet në ajër gjithçka. Kemi Berishën, kemi Kastratin e Selmanin, një djal që po rritet në Turqi, ndaj po u jap besim këtyre lojtarëve tani.
Po shohim shumë lojtarë, se kam një listë me 40 emra, janë të rinj që po bien në sy në turne të ndryshëm dhe nuk harroj asnjë, Nëse është një si Asllani që është bërë titullar në një kohë të shkurtër, është ndër lojtarët më të diskutuar në Itali dhe ka bisedime me skuadra të mëdha, i datëlindjes 2002, është 20vjeç. Por nëse është i aftë, është 18 si është edhe 30. Dua t’i shoh me lojtarët tanë se kur stërviten bashkë, e kupton se ku janë dhe mësohen me grupin ndërsa i shohim potencialin.
Problemet kanë qenë gjithmonë se kemi pasur edhe transferta të largëta. Por ky është program normal edhe herët e kaluara kemi bërë paraqitje të mira. Ne duhet të shkojmë në Islandë dhe me Izraelin janë skuadra të mira, janë skuadra të forta fizikisht, sidomos Islanda.
Izraeli është më teknik, më i shpejtë, ka karakteristika të ndryshme. Ne sot e nesër do të fillojmë të përgatitim këto dy ndeshje. Por jemi gati se jemi përballuar me kombëtare të ndryshme dhe ia kemi dalë, me përjashtim të Francës e Anglisë.
Me Spanjën kemi bërë një ndeshje të mirë dhe po rritemi. Ne ia dolëm me lodhje në fillim, se ishim në 50%-60% të mundësive. Tani jemi te 90%, por nga 90% te 100% ka shumë vështirësi. Tani është momenti të shohim në këtë pikë, nëse fitojmë e kalojmë në Ligën A, do të ishte shumë e mirë për të gjithë. Kemi një grup të përshtatshëm, do të ishte një kënaqësi për ne që punojmë, për Federatën, por sidomos për Shqipërinë.
Duhet të jemi dominues, se nëse do të fitosh ndeshjen duhet të dominosh lojën e të fitosh. Por duhen marrë në konsideratë të gjitha skuadrat, duhet t’i përballesh në maksimum. Ne kemi vlera të rëndësishme, por nuk mund të përballojmë ndeshjet me lehtësi, duhet të jemi të përqendruar dhe kush shkon në fushë duhet të bëjë më të mirën.
Nuk ka ndeshje të lehta, se parashikimet shpesh përmbysen, e në fushë gjen diçka tjetër. Ne duhet të jemi të vëmendshëm e të përballim çdo kundërshtar, duhet të jemi të përulur. Kur kemi bërë mjaftueshëm, kemi bërë paraqitje të keqe. Ndërsa tani duhet bërë ndeshje me intensitet e përqendrim të lartë.
I gëzuar nga fitorja e Romës? Po, se jam italian dhe është edhe Kumbulla aty. Më vjen keq që nuk luajti, por sigurisht me pëlqeu që fitoi Ligën e Konferencës. Do të më falin tifozët e Lacios për këtë herë. Në fushë kishte vlera të rëndësishme dhe kishte një shembull të madh që skuadra që humbi e mori duartrokitjen e të gjithw tifozvëe të saj dhe ky ishte një manifestim i mirë. Edhe humbësit u duartrokitën nga tifozët e tyre, ishte një demonstrim i sportit të vërtetë si sillet një tifoz.
Stadiumi ishte i shkëlqyer, manifestimi ishte shumë i bukur, Tirana dhe Shqipëria në arenën ndërkombwtare mori vlerësime. Unë kisha frikë në fund duke marrë parasysh përballjet e një ditë më parë, por pastaj në fund shkoi gjithçka mirë. Kemi treguar, se ndjehem edhe unë shqiptar, që jemi të aftë të presim aktivitete të tilla. Ishte hera e parë dhe si e tillë shkoi mirë, uroj të përsëritet se të sheh e gjithë bota. Ishin 140-150 transmetime, ndaj në 140-150 vende u shfaq ky manifestim i madh.