MENU
klinika

Vendimi zyrtar i UEFA-s

Dy shtete evropiane nuk do ndeshen mes tyre

27.05.2022 - 16:52

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur zyrtarisht se skuadrat nga Ukraina dhe Bjellorusia nuk do të lejohen të ndeshen me njëra-tjetrën në asnjë prej kompeticioneve të UEFA-s deri në një njoftim të dytë.

Ky sanksion vjen pas masave të marra në muajin mars, ku organi më i lartë i vendimmarrjes për futbollin europian kishte vendosur se asnjë ndeshje e kompeticioneve UEFA mos të zhvillohej në territorin Bjellorus pas ndihmesës së këtyre të fundit ndaj Rusisë, në sulmin ndaj Ukrainës.

Ky vendim merret si masë sigurie për çdo lloj operacioni ushtarak në muajt e ardhshëm që mund të komplikonte një përballje të mundshme mes skuadrave të dy vendeve, të cilat sipas vendimit të fundit nuk do të lejohen më të ndeshen me njëra-tjetrën deri në një urdhër të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN