MENU
klinika

Në fokus të diskutimeve Kosova dhe lufta në Ukrainë

Lavrov në Serbi më 7 qershor, takon Presidentin Vuçiç

27.05.2022 - 19:30

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të vizitojë Beogradin me datë 7 qershor. Lajmi bëhet me dije nga mediat serbe.

Lavrov do të ketë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb që nga presidenti Aleksandër Vuçiç, ku pritet të diskutojë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë përballë kësaj situate.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë kur BE po përgatit skemën më të ashpër të sanksioneve deri më tani.

Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk i është bashkuar sanksioneve anti-ruse dhe BE ka rritur presionin ndaj Beogradit.

Vizita e Lavrov do të jetë një mundësi për të sqaruar qëndrimin e Moskës për Kosovën, duke pasur parasysh deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët bënë krahasime me situatën në Donbas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi turpërues i zëdhënëses

Falja e rrallë e Putinit ndaj Vuçiçit

Nga Geopolitical Intelligence Service

Perëndimi armatos shqiptarët, ndërsa Rusia serbët

Çfarë kërkon Rusia në Ballkanin Perëndimor?

Analiza në DW: Moska po zgjeron ndikimin e saj, synimi është të…