Robert Cara është arrestuar nga policia, pasi plagosi një ditë më parë një 11 vjeçar në Pukë.
‘Shërbimet e Policisë Pukë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kapën dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme, shtetasin R. C., 17 vjeç.’- njofton policia
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin ‘Dom Gjegjan’, ku fëmija mori plagë në këmbë.
Burime për Report Tv mësuan se i mituri është plagosur nga shoku i tij 17-vjeçar, i cili kishte marrë armën për të vrarë një person me të cilin kishte konflikt. 17-vjeçari ka qëlluar gabimisht mbi të miturin, pasi shënjestra ka qenë kushëriri i 11-vjeçarit.