MENU
klinika

“Opozita ka shkuar për skrap”

Spahiu i habitur: Më e votuara në PD, Fatbardha Kadiu. Pyeta dhjetëra miq por s’e njihte asnjë

29.05.2022 - 22:20

Kreshnik Spahiu ka reaguar i habitur në lidhje me fitoren e 20 anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike të cilët u shpallën ditën e djeshme.

Në mesin e tyre ishte edhe emri i Fatbardha Kadiut si një nga kandidatet më të votuar pasi kishte arritur të merrte 148 vota.

Përmes një postimi në “Facebook”, Spahiu shkruan se Fatbardha Kadiu është një emër i panjohur për politikën.

Sipas Spahiut emri është shkruar gabim, duke dashur të shkruhej Fatbardh Kadilli, ose opozita “ka shkuar për skrap”.

“Sipas lajmeve zyrtare: Njeriu më i votuar ne Partinë Demokratike doli FATBARDHA KADIU.

Kur e lexova shkarazi mu duk si Fatbardh Kadilli por isha gabuar. Pyeta dhjetra miq por nuk e njeh askush se cila është kjo grua.
Unë kam 30 vjet studioj politik dhe nuk e njoh këtë politikanen e shquar dhe shumë popullore që është votuar masivisht nga foltorja, prandaj mendoj që:

– Ose emri është shkruar gabim

– Ose kjo opozitë ka shkuar për skrap”, shkruan ai.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”