MENU
klinika

Volejboll femra

Kombëtarja humb edhe ndeshjen e dytë

19.08.2018 - 19:21

Pas humbjes në Kroaci, Kombëtarja e femrave në volejboll është mposhtur edhe në Tiranë, kësaj radhe nga Austria, me rezultatin e përgjithshëm, 0-3, ndeshje e zhvilluar në pallatin “Feti Borova” në Tirana Olimpik Park.

Ekipi është shumë larg paraqitjes së dy muajve më parë në Ligën e Europës, e kjo është dukur qartë në ndeshjet e para eliminatore për Kampionatin Europian.

Ndeshja e sotme filloi mire, por duhet thënë se erdhi në një rënie të vazhdueshme. Ndeshja e dytë e humbur me rezultat 3-0 tregon se ekipi kuqezi ka ngecur në këtë moment.

volejboll femra

Kjo ndoshta për shkak të mungesës së eksperiencës se ekipit shqiptar, pasi aktualisht është në një fazë rindërtimi, ku janë aktivizuar volejbolliste të reja.

Duket se riorganzizimi i ekipit kombëtar nuk ka dhënë shenjat e duhura në këto eliminatore të Kampionatit Europian, duke pasur parasysh se ekipi kuqezi i para dy muajve ka qënë rivalizues në ndeshjet me Austrinë, që është i njëjti formacion.