MENU
klinika

Vuçiç: Do e përfitojmë më lirë se të gjithë në Evropë

Serbia dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshjen për gazin

30.05.2022 - 10:15

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare për gazin me Rusinë.

Ai ka thënë se Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje tjetër me ofruesin shtetëror rus të energjisë Gazprom pasi marrëveshja aktuale 10-vjeçare ka skaduar.

“Ky është çmimi më i lirë në të gjithë Evropën. Ajo që ramë dakord, Putin dhe unë, është shumë e dobishme për Serbinë. Kështu që do të nënshkruaj një kontratë tjetër”, u shpreh Vuçiç.

Të dielën, Putin dhe Vuçiç diskutuan furnizimet me gaz natyror në vendin ballkanik, sipas RIA Novosti, agjencia shtetërore ruse e lajmeve, e cila citoi Kremlinin të thoshte se Rusia kishte rënë dakord të “vazhdonte furnizimin me gaz natyror të pandërprerë në Serbi”.

Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo NATO-s.

Ajo është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse.

Megjithëse vendi mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, ndërsa kanë refuzuar të vendosin sanksione kundër Moskës.

Burimi: CNN

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje