Vajzat dhe gruaja që shihni në pamje janë viktimat e tragjedisë në Fushë-Arrëz, të cilat humbën jetën tragjikisht në banesën e tyre pasi i zuri korrenti.
Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb fotot e viktimave, nënës 42-vjeçare Prendushe Kola dhe vajzave, Sidorela dhe Emiljana, 18 vjeç dhe 15 vjeç.
NGJARJA
Ngjarja tragjike që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi pasditen e së shtunës në Fushë-Arrëz. Mësohet se njëra nga vajzat kishte hyrë për të bërë dush, por fatkeqësisht në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën. Duke dëgjuar zhurmat dhe ulërimat, nëna e tyre i ka shkuar për ndihmë, por fatkeqësisht ka rënë edhe vetë në kontakt me energjinë, duke humbur jetën në vend.
Prendushe Kola la pas edhe dy djem, 12 dhe 17 vjeç, ndërsa bashkë me vajzat e saj u përcoll dje për në banesën e fundit. Familjarët mes lotësh i dhanë dje lamtumirën e fundit të dashurave të tyre.