MENU
klinika

"Kjo rrugë nuk mund të injorohet më"

Osmani: Rreshtimi i Vuçiç me Putin i qëllimshëm

31.05.2022 - 10:32

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Bashkimi Europian nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç së fundi lidhi marrëveshje me Putinin për gazin, në një kohë kur bota perëndimore ka ngritur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës. Osmani thotë se Vuçiç është rreshtuar me një kriminel lufte.

Vendimi i qëllimshëm i Vuçiçit për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së. Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putinit, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë”, thotë ajo.

“BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, përfundoi ajo.

/Express