MENU
klinika

Kanabisi dhe municione luftarake

Arrestohet 63-vjeçari në Gjirokastër

31.05.2022 - 10:37

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa në pranga ka rënë një 63-vjeçar.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. N., banues në fshatin Zenelaj, Gjirokastër.

NJOFTIMI I POLICISE
Në kuadër të operacionit për kontrollin e territorit është evidentuar dhe goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Zenelaj”.

Gjenden dhe sekuestrohen fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e DVP Gjirokastër, në kuadër të kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Zenelaj”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 63 vjeç, banues në fshatin Zenelaj, Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në fshatin Zenelaj, Gjirokastër, në afërsi të banesës së shtetasit B. N., janë gjetur të kultivuar 16 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet në ngarkim të shtetasit B. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë