MENU
klinika

"Na kanë përjashtuar nga ‘Festivali Unum’"

Taksistët e Lezhës ngrihen në protestë

31.05.2022 - 10:39

Përjashtimi nga shërbimi për “Festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike Unum”  që do të mbahet ne Shëngjin nga data 1 deri me 6 qershor ka ngritur në proteste taksistët e Lezhës.

Ata janë mbledhur para bashkisë së Lezhës, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë kompani nga Tirana për të operuar ne Lezhë, pasi diçka e tillë është e ndaluar.

Taksistët kërkojnë takim me kryebashkiakun e Lezhës, por deri tani nuk janë pritur nga ky i fundit.

“Ne na kanë përjashtuar nga juridiksioni i bashkisë si taksi në licencuara dhe kanë sjellë kompani të tjera të operojnë nën juridiksionin e bashkisë, kjo është arsyeja pse jemi mbledhur këtu para bashkisë, bëmë kërkesë për takim, por nuk na pranojnë, tani na nxjerrin termin tjetër që tagrin nuk e ka bashkia, por ministria”, tha njëri prej taksistëve të pranishëm.

Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat deri edhe në bllokimin e rrugës.

“Do të bllokojmë rrugën, do të protestojmë do njoftohemi me policinë e shtetit, kjo gjë nuk është e pranueshme, ne paguhemi në këtë bashki, pse duhet të vijnë bashkitë e Tiranës? Ne nuk na lejohet të  operojmë në asnjë qytete tjetër, as në qarkun e Lezhës, për shembull në Rrëshen, taksitë e Lezhës nuk lejohen të ngarkojnë nga Rrësheni për në Lezhë, dhe jo të vijnë të Tiranës apo të qarqeve të tjera të vijnë të operojnë këtu”, u shpreh njëri prej taksistëve.