MENU
klinika

Reja ndan kuqezinjtë në dy ekipe

Kombëtarja teston veten, pritet të vijë Broja

31.05.2022 - 21:02

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sipas programit përgatitjet për tri sfidat e qershorit e përveç seancës stërvitore ka zhvilluar sot në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit një ndeshje kontrolli mes grupit.

Trajneri Edoardo Reja ka vendosur të ketë në dispozicion për këto ditë në stërvitje dhe për miqësoren edhe disa nga lojtarët e Kombëtares U-21. Kujtojmë se përfaqësuesja Shpresa do të nisë grumbullimin për dy ndeshjet zyrtarë të Europianit të kësaj grupmoshe ndaj Anglisë dhe Kosovës.

Tekniku italian e ndau grupin në dy skuadra duke zhvilluar një ndeshje me nga 35 minuta secila. Në ekipin e bardhë u vendos ky formacion: Selmani, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Hoxhallari, Ramadani, Rrapaj, N. Bajrami, Uzuni, Balaj. Ndërsa në ekipin me të kuqe u rreshtuan Berisha, Balliu, Ismajli, Dermaku, Veseli, Lenjani, Kraja, Abrashi, çekiçi, Cikalleshi, Seferi.

Pjesa e parë kishte ritëm dhe raste për gol, për asnjë nga formacionet nuk gjetën golin. Në pjesën e dytë tekniku bëri shumë ndryshime dhe i aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion e më konkretisht Mitaj, Kalaj, Toçi, A. Bajrami, Haveri, Dobra, Kastrati dhe Tafas.

Lojtarët shfaqën impenjim maksimal edhe në pjesën e dytë, duke krijuar edhe raste për gol, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe ndeshja u mbyll 0-0.

Staf teknik vendosi të mos aktivizojë mesfushorin Kristjan Asllani pasi lojtari kishte pësuar një dëmtim të lehtë në stërvitje, por që nuk është serioz dhe pritet që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë. Edhe Klaus Gjasula nuk u aktivizua në këtë test pasi kishte shqetësime me stomakun.

Ndërkaq, me skuadrën sot është bashkuar edhe sulmuesi Giacomo Vrioni, ndërkohë që pritet edhe mbërritja e Armando Brojës për të kompletuar grupin.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës